Paris, në një reality show

01/10/2010 10:50

Kërkon që njerëzit ta kuptojnë realisht se cila është. Telashet me drogën dhe jeta e crregullt kanë bërë që Paris Hilton të ketë një imazh të keq.

Sipas trashëgimtares, tani njerëzit do ta shohin në një realitet show, për të kuptuar se cila është ajo në të vërtetë.

Bjondja ka si qëllim që të ndiqet nga kamerat 24 orë në 24 për të treguar cdo detaj të jetës së saj.

Programi do të transmetohet në kanalin amerikan ‘Oxygen Channel’.”Ky transmetim do të sjellë një imazh të saktë të Paris, që është një grua vërtetë e jashtëzakonshme”, thotë zëdhënësi.

Paris nuk është ndjekur nga telekamerat që prej gushtit të shkuar kur u arrestua me kokainë në Las Vegas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA