Meta: Shumica, më solide se më parë

01/10/2010 14:10

Zëvëndëskryeministri Ilir Meta, pas largimit të deputetit Paulin Stërkaj nga radhët e mazhorancës deklaroi se shumica në Shqipëri është më solide se një vit më parë .

“Kjo mazhorancë ka në thelb një marrëveshje politike dhe mandati i saj mbaron në vitin 2013”, tha Meta.

Sipas tij, asnjë presion dhe kalkulim i gabuar nuk dëmton shumicën, madje këtë opozita mund ta provojë duke kërkuar një mocion.

Top Channel