Jolie, së shpejti një autobiografi
01/10/2010 11:30
Sipas ‘National Enquirer’, Angelina Jolie ka firmosur një kontratë prej 20 milionë dollarësh për të shkruar një libër për marrëdhëniet e saj me Brad Pitt, për faktin e të qenit prinder dhe për fëmijët e adoptuar.
Një burim ka treguar se Angelina do të përdorë librin për të promovuar gëzimin për të rritur fëmijë adoptivë, si dhe do të zbulojë sekrete për planet e saj të ardhshme me Brad Pitt.
Angie do të rrëfëje se Brad dhe roli i tij si baba e kanë shpëtuar.
Nga ana tjetër Brad kohët e fundit është parë me unazën e martesës në gisht. Nuk dihet nëse është martuar në sekret të plotë me Jolie…megjithatë mendohet se shkak është roli i tij i fundit në kinema.
Top Channel