Filma të rinj në kinema “Imperial”

01/10/2010 23:00

Katër filma premierë do të shfaqen gjatë tetorit në kinemanë “Imperial” pranë Sheraton.

Pas dy vjetësh mungesë kompania “Ëalt Disney” do të sjellë filmat e saj  në Shqipëri. I pari titullohet “Nxënësi i magjistarit”, që do të shfaqet nga data 1 tetor, për të vazhduar më pas në version 3D me “Piratët e Karaibeve 4”.

“Do të fillojmë me premierën absolute ‘Nxënësi i Magjistarit’, një film aksion dhe fantazi me aktorët Nikolas Kejxh dhe Monika Beluçi”, deklaron Drejtori i Përgjithshëm i “Imperial”, Altin Prifti.

Filmi sjell historinë e një studenti që jeton në Nju Jorkun e ditëve të sotme, i cili është i detyruar që të pranojë punën si nxënës dhe asistent i një mjeshtri magjistar, personazhe të interpretuara nga Jay Baruchel dhe Nicolas Cage.

Mjeshtri do të stërvisë nxënësin, që ka fuqitë e magjistarit, të luftojë forcat e liga që i kanosen Manhatanit. Nga gjysma  e dyte e muajit stafeta i kalon filmave shqiptarë.

“Do të pasurohet me dy prodhimet shqiptaro-belge dhe shqiptaro-gjermane, përkatësisht ‘Dosja K’ dhe filmi ‘Shqiptari’”, shprehet më tej, drejtori Prifti.

“Dosja K” është një film i regjisorit Jan Verheyen, ndërsa “Shqiptari”, i regjisorit gjerman Johannes Naber. Ata do të shfaqen në Imperial Sheraton përkatësisht në datat 15 dhe 29 tetor.

Top Channel