Arsimi shqip, Prishtina-Shkupi kritika Tiranës

01/10/2010 01:55

Vonesa e unifikimit të teksteve shkollore për mësimin e gjuhës shqipe mes Shqipërisë, Kosovës dhe shkollave shqipe të Maqedonisë ka çuar në reagimin e ish-ministrave të arsimit të Kosovës dhe Maqedonise.

Rexhep Osmani dhe Sulejman Rushiti kanë akuzuar qeverinë shqiptare për mungesë të interesit në këtë drejtim. Ata madje shtuan se tek shqiptarët jashtë Shqipërisë rol më të madh edukues se sa institucionet e qeverisë shqiptare po luajnë mediat shqiptare.

Por zv.ministrja shqiptare e arsimit, Nora Malaj tha se Shqipëria është e gatëshme  për unifikimin e sistemit arsimor dhe teksteve shkollore, por sipas saj kërkesa për një gjë të tillë duhet të vijë nga jashtë.

Debati mbi unifikimin e teksteve u zhvilluan në Shkup gjatë takimit të organizuar me temë “Sfidat e arsimit shqip në Maqedoni” të organizuar nga Partia Demokracia e Re.

Top Channel