Zgjedhjet, Oketa: Oferta e PS, e dyshimtë

30/09/2010 21:55

Deputeti i PD, Gazmend Oketa e vlerëson si të dyshimtë ofertën e opozitës, për hetimin e materialeve zgjedhore të 28 qershorit.

“Opozita kërkon që të dy palët të bëjnë një marrëveshje dhe të zëvendësojnë institucionet e këtij shteti që kanë për detyrë të kryejnë këto funksione. Unë dyshoj në sinqeritetin e opozitës për të hetuar zgjedhjet”, ka deklaruar Oketa.

Duke folur në emisionin “Top Story”, Oketa është shprehur se PS mund t’i drejtohet fare mirë Gjykatës Kushtetuese, e cila më parë ka kundërshtuar nisma të mazhorancës.

“PS i është drejtuar Kushtetueses për një sërë cështjesh, vendimet e të cilave mazhoranca i ka pranuar”, ka pohuar Oketa.

Top Channel