Vlorë, dorëzohet në polici autori i vrasjes

30/09/2010 10:20

Dorëzohet në polici një shtetas i cili akuzohet për vrasjen e bashkëfshatarit të tij.

Sipas informacionave të fundit Kostaq Andoni, i cili strehohej në stane, u dorëzua pas negociatave me policinë.

Andoni qëlloi për vdekje me thikë bashkëfshatarin pas një grindjeje për motive të dobëta në Nartë.

Top Channel