Gjykata, Oketa: Lëvizje politike e opozitës

30/09/2010 21:35

Deputeti demokrat, Gazmend Oketa, kritik i maxhorancës për ligjin e pronave dhe pjesërisht për atë të SHISH, ka folur në “Top Story” për moskalimin e ligjit të gjykatave administrative në parlament pas thirrjes së bërë nga SHBA.

“Besoj që shqetësimi i maxhorancës për të kaluar ligjin e gjykatave administrative është real sepse herë pas here është vendosur në axhendën e punimeve të Kuvendit dhe arsyeja pse nuk është votuar ka qenë për faktin se opozita ka bojkotuar seancën e votimit. Shqetësimi dhe qëndrimi i maxhorancës ka qënë me vullnetin e mirë për ta kaluar këtë ligj. Sot opozita nuk iu përgjigj thirrjes për të bashkuar votën”, thekson Oketa.

Sipas tij, kjo është një lëvizje politike e opozitës. “Unë besoj se përvec asaj që opozita thotë, duke qënë se në pozicionin e zv/kryeministrit kam punuar me këtë projekt, mendoj se opozita ka bërë disa llogari politike. Në vitin 2007 është nënshkruar kontrata e parë e sfidës së mijëvjecarit, marrja e një projekti të dytë dëshmoi se reformat e qeverisë shqiptare bënë certifikimin në nivelin e dytë. Do të mundësohej niveli i Shqipërisë në nivelin Kompas për të marrë financime më të mëdha nëse kalonte ky ligj. Në rast se indikatorët e këtij projekti nuk do kaloheshin, atëherë nuk do kalonim në nivelin Kompas”, nënvizoi deputeti demokrat.

Sipas Oketës, opozita mund ta votonte në parim këtë ligj dhe mund të lihej një jave kohë për të diskutuar të gjitha ato detaje që nuk është dakort. “Cënohet jo vetëm raporti me SHBA por imazhi i vendit dhe marrëdhëniet me partnerët e tjerë europianë. Eshtë një moment që në radhë të parë duhet të shqetësohemi për efektin dhe imazhin negativ që jep tek biznesi dhe qytetarët si dhe reflekton imazhin negativ të politikës shqiptare”, vijoi ish zv/kryeministri.

Oketa shtoi se ligji për SHISH ka rëndësi më të madhe dhe theksoi: “për të unë kam bërë publik qëndrimin tim duke mos pranuar amendamentin e propozuar”. Gazmend Oketa nuk la pa përmendur as cështjën e zgjedhjeve dhe protestat e opozitës. “Në 15 muaj opozita nuk ka arritur të gjejë mundësinë ligjore për të arritur transparencën, cka më bën të dyshoj se opozita nuk kërkon vërtet hetimin e zgjedhjeve”, theksoi ai.  

Top Channel