Batman, nis puna për filmin e tretë
30/09/2010 20:20
Pas shumë mosmarrëveshjeve, episodi i tretë i sagës Batman do vihet në jetë.
Me regjisor Christopher Nolan, “Warner Bros” ka pranuar të financojë projektin edhe pse nuk ka ende një komunikim zyrtar. “Vëllai im ka shkruar një pjesë te skenografisë dhe unë duhet të mendoj për pjesën tjetër. Kemi një ide në kokë por studioja duhet të jetë dakort me ne”, tha para pak ditësh Nolan.
Pas “Batman Begins” dhe “Kalorësi i errët”, heroi amerikan do të ridimensionohet dhe me shumë mundësi, personazhi do të luhet sërish nga Christian Bale.
Top Channel