Banda e Lushnjës, Prokuroria kërkon dy burgime të përjetshme

30/09/2010 16:40

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi gjykates dy dënime të përjetshme dhe 90 vjet burg në total për shtatë të pandehurit e pjesës së dytë të bandës së Lushnjës.

Prokuroria kerkoi burg te perjetshem per Arben Boricin dhe burg te perjetshem edhe per Ilir Stergun. Nderkohe denimi me i ulet qe kerkoi ishte per Arjan Alickon me 6 vjet heqje lirie per akuzen e dhunimit te varreve. Per te tjeret ne pretence kerkohej 25 vjet burg per Afrim Hoxhen, 25 vjet burg per Erion Cicin, 23 vjet burg per Rexhep Ginen dhe 11 vjet burg per Jorgo Muzaken.

Keta shtate te pandehur akuzohen per pjesemarrje ne organizate kriminale, gjashte vrasje, shkaterrim prone me zjarr dhe organizim, financim dhe krijim te organizates kriminale. Nderkohe qe kreu i bandes Aldo Bare eshte ende nen gjykim dhe krahu i tij i djathte Enver Dondollaku ndodhet i denuar me Itali me 16 vjet burg, ajo qe konsiderohet si pjesa e pare e bandes vuan denimin ne burgje te sigurise se larte. I vetmi qe ka fituar lirine pas shtate viteve burgim dhe jeton me identitet tjeter si deshmitar i mbrojtur nga shteti eshte Petrit Lici, ndryshe i penduari i bandes se Lushnjes.

Top Channel