Vlorë, arrestohet mafiozi italian

29/09/2010 11:45

Një nga krerët e organizatës i ‘Sacra Corona Unita’, Albino Prudentino është arrestuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.(UPDATE)

Prokuroria e Pergjithshme shqiptare njofton se fale bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe në koordinim me Prokurorinë e Antimafias në Leçe, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit italian i cili qendronte ne qytetin e Vlores. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Leçes ka lëshuar nje urdhër arresti ne date. 20 shtator 2010 për veprat “ Bashkëpunim kriminal të tipit mafioz”, “Trafik droge”, “Grabitje në rrethana rënduese.

Arrestimi i Prudentinos, i kryer sot në qytetin e Vlorës, është në kuadrin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar të emërtuar “Kalipso” për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve të një organizate me karakter mafioz, “Sacra Corona Unitta”, që operon në zonën e Brindisit.
 
Gjykata e Leçes ka lëshuar urdhërin për arrest ndaj 11 personave dhe arrestimi i 9 prej tyre është bërë në mënyrë të njëkohshëm në tre shtete.Në Itali janë arrestuar 7 persona, në Shqipëri shtetasi italian Prudentino, ndërsa një shtesas tjetër është arrestuar në Tailandë.

Dy persona të tjerë janë ende në kërkim. Nga hetimet rezulton se Albino Prudentino, i arrestuar sot në Vlorë, është një nga krerët kryesorë të kësaj organizate mafioze.

Hetimet për këtë organizatë kanë nisur që në vitin 2008 nga Prokuroria e Antimafies në Leçe në bashkëpunim dhe me skuadrën ROS të karabinierisë, e cila është e specializuar në çështjet e trafikut. Mafiozi Italian jetonte prej kohesh ne qytetin e vlores dhe maskohej si shites akulloresh. Ai kishte marre me qera nje dyqan per akullore.

Top Channel