PS: Kasat, tregu në dy duar

29/09/2010 15:10

Selia rozë ka vijuar akuzat për atë që socialistët e quajnë skandalin korruptiv të qeverisë me kasat fiskale.

Sipas deputetes Mimi Kodheli qeveria dhe Ministria e Financave kane kufizuar tregun e shitjes se kasave vetem ne dy duar , levizja kjo qe sipas saj do t’i siguronte kryeministrit te vendit Berisha nje fitim qe arrin nga 40 ne 100 milione euro.

“Është Sali Berisha ai, që është në dijeni të plotë të praktikës korruptive dhe shkeljeve të rënda të bëra në procedurën e konkurrimit dhe që nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të eliminuar efektet e praktikës korruptive dhe çmimit të lartë të legjitimuar nga kjo praktikë korruptive.Ky është raporti i kontrolli i Departamentit të Kontrollit të Brendshëm administrative dhe antikorrupsion, që operon me urdhër dhe nën varësinë e Sali Berishës”, tha Kodheli.

Sipas PS-së, ky raport konfirmon te gjitha akuzat dhe eshte nje tregues i praktikave korruptive dhe antiligjore te ndjekura nga qeveria aktuale.

“Kjo është arsyeja përse ne sot i kërkojmë organit të prokurorisë të nisë menjëherë hetim penal lidhur me veprimet dhe mos veprimet e qeverisë, ministrit të Financave që me dashje kanë ndërtuar një biznes të paligjshëm dhe tejet përfitues, kanë kufizuar tregun e shitjes së kasave në vetëm 5 duar, më pas vetëm në 2 duar”, shtoi Kodheli.

Nga krahu tjeter deputetja hodhi poshte deklaratat e kryeministrit se bizneset do te paguajne zero leke. Sipas Kodhelit bizneset po paguajne sot 520 euro per kase , pagese ne te cilen 300 euro sipas saj i perfiton kryeministri dhe klientet e tij.

Top Channel