Ndotje nga mbeturinat në lumin Shkumbin

29/09/2010 14:50

Lumi Shkumbin dhe përroi i Shesë është kthyer në një vendgrumbullimi mbeturinash për qytetarët e Librazhdit.

I gjithë bregu i lumit është mbuluar nga mbetjet urbane dhe inerte, ndonëse ka një grumbullim mbeturinash në periferi të qytetit. Një tjetër faktor ndotes jane edhe restorantet dhe baret qe ndodhen buze lumit, te cilet shkaktojne ndotje te madhe.

Sipas kreut te bashkise se Librazhdit, plazhi dhe peshkimi prane bregut te lumit jane bere te papërshtatshëm.

Ndonese Bashkia e Librazhdit ka projekte per trajtimin e ujrave te zeza, te cilat sjellin ndotje te larte bakterologjike, mungojne fondet. Shqetesues mbetet fakti se nje pjese e mire e qytetit nuk ka kanalizim te ujrave te zeza.

Top Channel