Los Anxheles, termometri shënon 45 gradë celcius

29/09/2010 03:40

Çmendet moti në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku termometri ka shënuar plot 45 gradë celcius.

Temperatura e paprecedentë u regjistrua të hënën në orën 12:15 minuta nga “National Weather Service”, agjencia që monitoron temperaturat në SHBA. Në temperaturën 45 gradë celcius është prishur edhe termometri që maste temperaturat në qendër të qytetit.

Kjo ishte temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Los Anxheles që nga viti 1877, vit në të cilin ka nisur për herë të parë grumbullimi i të dhënave meteorologjike në këtë qytet.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar më 26 gusht të 1990, kur termometri shënoi pak më shumë se 44 gradë.

Top Channel