Krujë, shkatërrohen furrat e gëlqeres

29/09/2010 20:05

Atë që nuk e bënë për disa vite paralajmerimet dhe gjobat, e bëri policia ndërtimore për një ditë.

10 furra të prodhimit të Gëlqeres në Krujë, të cilat djegin goma makinash duke ndotur mjedisin, u shkatërruan sot.

Ndërkohë që operacioni do të vazhdojë me shkatërrimin e mbi 40 furrave të indetifikuara nga inspektoriati i mjedisit në Krujë, sipas të cilit do të mbyllen edhe guroret që furnizojnë furrat e ndotjes.

Top Channel