Kasat, MF: Procesi tërësisht ligjor

29/09/2010 20:50

Ministria e Financave ka hedhur poshtë pretendimet e PS, se procesi për pajisjet e bizneseve me kasa fiskale është bërë në kundërshtim me ligjin.

Zëdhënësja e MF, Eva Simoni ka mohuar deklaratat se tregu i shitjes së kasave është përqendruar vetëm në dy kompani private.

“Nuk është e vërtetë që procesi ka hasur shkelje ligjore. Nga 5 kompani që morën pjesë në proces u autorizuan të pesta”, ka deklaruar Simoni.

Sipas saj, akuzat e PS janë vetëm politike, pasi nga vendosja e kasave kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama nuk do të përfitojë më taksën e 20 përqindëshit.

“I kutojmë opinionit publik se vëmendja e opozitës vijon të mbetet tek 20% i Edi Ramës dhe taksidarëve të tij, që u ndërpriten fitimet nga vendosja e kasave”, ka shtuar Simoni.

Top Channel