Itali, bllokohen 31 tonelata cigare ilegale

29/09/2010 17:05

31 tonelata cigare kontrabandë që vinin nga Kina janë sekuestruar nga policia italiane në portin e Xhoia Tauros, në Rajonin e Kalabrisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave operacioni u krye nga funksionarët e doganave dhe nga agjentët e Guardia di Finanza.

Ngarkesa, e përbërë nga 156.600 steka me vlerë rreth gjashtë milionë euro, ishte fshehur në tre konteinerë.

Cigaret, të cilat më parë kishin qëndruar në portin e Barit, në Mal të Zi, kishin si destinacion tregun e zi të vendeve të Bashkimit Evropian.

Top Channel