Borxhi, Bode kërkon reformë

29/09/2010 16:15

Ministri i Financave Ridvan Bode debatoi me deputetët e opozitës në komisionin Parlamentar të Ekonomisë, gjatë votimit të buxhetit faktik. Pika më e nxehtë ishte ajo e borxhit publik.

“Më gjeni një vend në rajon apo Evropë që për këtë periudhë të mos e ketë rritur borxhin publik me dy shifra”, tha Bode, pas deklaratave të deputetëve të opozitës për rritje të borxhit publik.
 
Një pikë tjetër e nxehtë debati ishte ajo e interesave që qeveria paguan për të shërbyer borxhin e saj.

Kreu i Financave akuzoi opozitën se nuk po merr përsipër përgjegjësitë që i takojnë duke mos votuar reformat e rëndësishme.

“Le të bëjmë një rregull fiskal për qeverinë. Ua kemi ofruar juve, ashtu sic kemi ofruar edhe pensionet. Po juve nuk votoni as Gjykatën Administrative”, tha Bode.

“Ne jemi të gatshëm për të qenë pjesë e reformave të mëdha, por reformat e mëdha nis nga një tjetër reformë që ju e dini shumë mirë”, tha Kodheli.

Vitin e kaluar qeveria mblodhi nga taksat dhe grantet 3.2 miliarde dollare. Por për të njëtën kohë kreu 4 miliarde dollarë shpenzime, cka e coi deficitin buxhetor ne nivelin me te larte, gati 800 milionë dollarë.

 

Top Channel