Berisha: Lëvizja pa viza, shumë pranë

29/09/2010 11:20

Kryeministri Sali Berisha shprehu optimizmin e tij të plotë se procesi i heqjes së vizave për Shqipërinë është drejt fundit.

Shefi i qeverisë dekklaroi se shumë shpejt shqiptarët do të lëvizin pa viza në zonën shengen, ndërsa liberalizimi i vizave është i bazuar në luftën kundër korrupsionit.

“Udhërrëfyesi dhe reformat kanë patur shumë rëndësi për procesin e vizave”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha theksoi se qeveria do të kalojë ligjin për rimbursimin e plotë të kasave fiskale. Duke siguruar se cmimi i kasave do të kushtojë zero lekë për biznesin, Berisha theksoi se cmimi i kasave do të zbritet nga taksat duke i kompensuar pushtetit vendor zbritjen.

Top Channel