USAID: Afati për gjykatat, fundi i muajit

28/09/2010 19:40

Qeveria Amerikane i ka bërë nje tjetër apel politikës shqiptare të miratojë ligjin për gjykatat administrative para datës 30 shtator.

Zhozef Uilliams, drejtor i misionit të USAID-it në Shqipëri i bën thirrje politikës të gjejë gjuhën e përbashkët për të kaluar ligjin. “Qe ne fillim te ketij viti kam bere apel te gjere ndaj dy partive kryesore per miratimin e ketij ligji, per shkak se po afronte afati perfundimtar dhe pas ketij afati ne s’mund te vepronim me. Fatkeqesisht kjo pike ka arritur. Dhe si menaxhere te pergjegjshem te fondeve te Qeverise Amerikane, i vetmi veprim i matur per t’u ndermarre ne mungese te ligjit eshte perfundimi i programit te shpenzimeve per gjykatat administrative”, shprehet Uilliams.

Por ai shpjegon se humbjet nga zvarritja e ligjit që ndodhet në sirtarët e Kuvendit prej gati dy vitesh do të ishin shumë më të mëdha se sa djegia e fondeve. “Nuk do te blihen pajisjet qe ishin parashikuar, nuk do te vihet ne pune sistemi elektronik i menaxhimit te ceshtjeve gjyqesore, nuk do perfundoje legjislacioni gjyqesor, nuk do perfundoje trajnimi i gjyqtareve dhe avokateve, etj. Por efekti perfundimtar do ishte shume me i madh se kaq. Besimi i qytetareve dhe i komunitetit te biznesit do te vihej ne rrezik”, shton Uilliams.

USAID ka qenë në krye të procesit për krijimin e gjykatave administrative që prej gati dy vitesh. Zoti Uilliams shpjegon se pse ndërtimi i tyre është shumë i rëndësishëm. “Perfitimet kryesore jane te lidhura me forcimin e transparences dhe eficences. Duke patur gjykata te specializuara ne ceshtjet administrative biznesit dhe individeve, u ofron mundesi per zgjidhje te shpejta, transparente dhe eficente per konfliktet e mundshme tregtare. Per me teper ofrohet edhe parashikueshmeri qe eshte shume e domosdoshme per nje klime pozitive investimesh”, vijon drejtori i USAID. Ligji per gjykatat administrative eshte kerkuar me kembengulje edhe nga të gjitha shoqatat e biznesit.

Top Channel