Situata hidrike, HEC-et nën kontroll

28/09/2010 08:45

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur dje situatën mbi kaskadën e lumit Drin, ku janë të shtrira hidrocentralet kryesore në vend.

Sipas KESH-it, në hidrocentralin e Fierzës, kuota e liqenit regjistron nivelin e 284.25 metrave, kurse prurjet janë 150 metër kub në sekondë.

Në Koman, liqeni është në nivelin e 172.52 metrave mbi nivelin e detit, kurse në Vaun e Dejës në kuotën e 74.39 metrave.

“Situata paraqitet normale si për kuotat dhe prurjet, ndërsa monitorohen çdo orë të ditës dhe të natës”, deklaron zyrtarisht KESH-i.

Me nivelet aktuale, Fierza ndodhet të paktën 12 metra larg pikës kritike të hapjes së portave. Me ndryshimin e klimës dhe fillimin e reshjeve, monitorimi ndaj HEC-eve kthehet në proces mjaft të rëndësishëm për KESH-in.

Vitin e kaluar, një pakujdesi në monitorimin e lumenjve që rridhnin mbi HEC-e solli si rezultat përmbytjet në tri raste për zonat pranë Shkodrës, duke shkaktuar dëme të mëdha në materiale dhe shkatërrimin e tokave bujqësore.

Top Channel