Ruci: Rezolutë për proceset integruese

28/09/2010 13:00

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci deklaroi se kërkohet miratimi i një rezolute për proceset integruese të vendit.

“Kërkojmë një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së e po ashtu edhe miratimin e një legjislacioni për pavarësinë e KKRT-së”, u shpreh Ruci.

“Paketa e nismave nis me hetimin e zgjedhjeve”, tha Ruci, sipas të cilit është e domosdoshëm edhe ligji për Gjykatën Administrative.

Ruci i kërkoi kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë që të tregojnë aftësi për të dialoguar me opozitën.

Top Channel