Patozi: Gati për ngritjen e komisionit hetimor

28/09/2010 14:05

Mazhoranca ka shprehur sërish gatishmërinë për ngritjen e Komisionit Hetimor të Zgjedhjeve në respekt të Rezolutës së Parlamentit Evropian.

Deputeti demokrat Astrit Patozi ftoi kolegët socialistë që në seancën e radhës parlamentare të shprehin qëndrimin e tyre pozitiv dhe të gjejnë së bashku zgjidhje për situatën e krijuar.

“Eshtë në interesin e Partisë Socialiste që për cështje të mëdha kombëtare të jetë kontribuese”, tha Patozi.

Po ashtu Patozi theksoi se mazhoranca është gati të pranojë cdo projekt dhe propozim të opozitës, si dhe është gati të votojë ligjin për Gjykatat Administrative, pasi është vetë hartuese e tij.

Top Channel