Korrespondenca, universitetet në pritje të udhëzimit

28/09/2010 08:50

Edhe për këtë vit, do të ketë një zgjidhje alternative për të ndjekur studimet, si për ata që nuk do të shpallen fitues në sistemin e ditës, ashtu edhe për ata që duhet të punojnë.

Për të mos lënë studimet e larta, si dhe për të ndjekur në distancë, me kohë të pjesshme, pritet që edhe këtë vit të vendosen kuotat për korrespondencën, i njohur ndryshe edhe si part-time.

Interesimet e maturantëve që nuk kanë shpresa për të fituar shkollën as në fazën e tretë kanë nisur që në fillim të muajit, por sekretaritë i kanë përcjellë të interesuarit, duke i sqaruar se nuk do të ketë asnjë informacion deri në nisjen e procedurave zyrtare.

Në fillim të drejtat e studimit për në sistemin e korrespondencës propozohen nga Ministria e Arsimit dhe miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Pas vendosjes së numrit të studentëve që do të pranohen gjatë ditës, do të përgatitet edhe udhëzimi për kuotat part-time.

Top Channel