Kasat, protesta ne Korcë

28/09/2010 19:50

Bizneset e vogla ne Korce janë ngritur në protesta në lidhje me vendosjen e kasave fiskale.

Me parrulla në duar, të pakten 40 përfaqësues të njësive të vogla tregtare janë bashkuar në protesta paqësore në rrugë për të vijuar më pas me protesta para prefekturës për të kërkuar uljen e cmimit të kasave.

“Në kurriz të biznesit kanë rënë kostot e të gjitha provave që ka bërë Drejtoria e Tatimeve. Jemi dakort për vendosjen e kasave por nuk jemi dakort me cmimin abuziv të tyre. Nuk mund të lejojmë që një kasë të jetë sa dyfishi i tatimit të biznesit për një vit”, shprehet Vangjush Terova, sekretar i shoqatës së biznesve të vogla.

Në të njëjtën kohë, kryetari i shoqatës së biznesit Albert Nasto, shtoi se duhet të fillojë një aksion i madh deri në minimalizimin e informalitetit. Bizneset e vogla kërcënojne se do të përshkallëzojnë protestat në rang rajonal për shkak të indiferencës ndaj problemeve të biznesit.

Top Channel