Jeruzalem, arabët rrezikojnë dëbimin

28/09/2010 16:35

Dhjetra familje palestineze rrezikojnë të dëbohen nga shtëpitë e tyre në lagjen e Sheikh Jarrah, në Jeruzalemin lindor.

Kjo për të lejuar hyrjen e familjeve hebreje të lidhura me një lëvizje nacionaliste.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja “Haaretz” duke saktësuar se ky zhvillim rrezikon të ushqejë tensionin, tashmë shumë të ngritur në Jeruzalemin lindor.

Gjyqtarët janë të bindur se trashëgimtarët e familjeve të vjetra hebreje mund të kërkojnë të drejtat e tyre të pronësisë.

Top Channel