Gjykata Administrative, Spahiu: Të miratohet ligji

28/09/2010 10:35

Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu prezanton magjistratët e rinj në Gjykatën e Tiranës.

Spahiu foli për mbetjen pezull të ligjit për Gjykatën Administrative, për të cilën tërhoqi vëmendjen një ditë më parë ambasada amerikane.

“Politika nuk duhet të mbajë peng miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative. Gjykata e Tiranës nuk mund të përballojë edhe cështjet administrative”, u shpreh Spahiu.

Top Channel