Elbasan, zbardhet vrasja e 1997

28/09/2010 15:10

Pas 13 vjetesh policia e Elbasanit ka arritur të identifikojë autorët e disa vrasjeve të ndodhura në 20 prill të vitit 1997 nga anëtaret e grupit të njohur si ‘banda e Kateshit’.

Operacioni i koduar ‘Patrulla’ ka zbardhur vrasjen me arme zjarri automatik te shtetasve Alifir Sadushi, Arben Shkodrani si dhe plagosjen e shtetasit Kastriot Dervishi.

Sipas drejtorit te policise se Elbasanit Sajmir Muça shume shpejt pritet arrestimi i tyre dhe venia para organeve te drejtesise. Ndersa dy autoret e tjere jane vrare ne vitin 1997 nga bandat rivale te asaj kohe.

Top Channel