Basha: SHKB po heton Kulicajn

28/09/2010 15:55

Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka deklaruar pas cdo akuze të bërë për një punonjës të Policisë se Shtetit, Sherbimi i Kontrollit të Brendshëm nis një hetim, duke lënë të kuptohet se SHKB ka nisur një hetim edhe për nëndrejtorin e Policise se Shtetit Agron Kulicaj.

Basha tha se cdo kush qe disponon prova kundrejt  numrit dy te Policise se Shtetit t’ja paraqese SHKB-së ose prokurorise.

“Cdo pretendim i ngritur ndiqet nga SHKB në Ministrinë e Brendshme. I bëj ftesë kujtdo që pretendon se ka fakte të paraqitet në organet kompetente”, tha Basha.

Por ministri i Brendshem shtoi se ka dyshimet e tij se gjithcka ka qellim per te dobesuar imazhin e Policise se Shtetit, kjo per faktin se per te, akuzat e bera nga ish- ministri i Ekonomise Dritan Prifti dhe Partia Socialiste kane mosperputhje me njera-tjetren.

Basha sqaroi se policia ne bashkëpunim me prokurorite e rretheve ka nisur hetimet per kontrabande karburantesh.

Top Channel