Vlorë, fëmijët u sëmurën nga uji

27/09/2010 15:35

‘Shigela sonej’ është shkaku i shtrimit në spital të qindra fëmijëve në qytetin e Vlorës. Sipas drejtuesve te Shendetit Publik te Vlores, pas analizave rezultoi se ky virus eshte shperndare nepermjet ujit te pijshem.

Drejtuesit e Shendetit Publik thone se ky virus eshte i ndjeshem nga klori dhe ne rastet e perdorimit te tij, virusi zhduket. Kjo nenkupton faktin se ujesjellesi nuk ka perdorur rregullisht klorinimin duke u bere shkak per semurjen e qindra femijeve.

Drejtusit e shendetit publik kerkojne qe nese keto shenja shfaqen tek femijet, ata nuk duhet te dergohen ne shkolle, kopshte apo cerdhe.

Top Channel