Topi i dorëzon dekretin e emërimit kreut të Kushtetueses

27/09/2010 12:40

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dorëzoi zotit Bashkim Dedja, dekretin e emërimit si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Presidencës, Topi e uroi Dedjan për detyrën e rëndësishme dhe me përgjegjësi në drejtim të Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana e tij, Dedja e siguroi kreun e vendin se do ta zbatojë me përpikmëri e korrektësi Kushtetutën dhe se do të jetë i përkushtuar dhe i paanshëm në kryerjen e detyrës së lartë.

Në takim ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Vladimir Kristo, puna e të cilit dhe e organit që ai drejtonte u vlerësua lart nga Kryetari i Shtetit shqiptar.

Top Channel