SHBA: Ligjin ose fondet

27/09/2010 16:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me anë të një deklarate për shtyp nxit miratimin e projektligjit “Mbi gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative,” i njohur si ligji mbi Gjykatat Administrative.(UPDATE)

Ambasada argumenton se ligji duhej miratuar ne 20 shtatorin e ketij,viti, pra shtate dite me pare me qellim qe fondet e parashikuara nga qeveria amerikane te mund t’i dhuroheshin Shqipërisë. Projektligji per gjykaten ka mbetur pezull ne kuvend qe nga fillimi i vitit te shkuar.

Ambasada delaron se, ‘deshtimi per miratimin e ketij legjislacioni do të çojë në mbylljen e fondeve që administrohen nga USAID’. Ambasada sugjeron se, ‘Ligji për Gjykatat Administrative është me rëndësi thelbësore për të ndihmuar Shqipërinë që të promovojë transparencë në sistemin gjyqësor, të forcojë shtetin ligjor, dhe të rrisë besimin e publikut tek institucionet publike’.

Kjo amabsade shprehet ne deklaraten e saj se ‘Ligji mbi Gjykatat Administrative do të realizonte ngritjen e shtatë gjykatave që do të gjykonin mosmarrëveshjet e qytetarëve dhe bizneseve mbi çështje të tilla si punësimi, taksat, pensionet, regjistrimin e pronave, kompensimin e pronave, si dhe çështje të tjera të rëndësishme’. Ambasada e mbyll deklaraten e saj me kerkesen per nxitje te Kuvendit qe te miratoje ligjin pa vonesa te metejshme.

Top Channel