Rama inspekton rrugën

27/09/2010 21:00

Kryetarti i Bashkisë së Tiranës,  Edi Rama bëri një inspektim të zonës së “bllokut 45 “,  në Tiranë, pas përfundimit të projektit për rikonstruksionin e kësaj zonë.

Pjesë e këtij projekti ishte edhe rruga “Vangjel Noti” mbi të cilën, sipas banorëve të kësaj zone, kishte rreth 5 vjet që nuk vihej dorë. Gjatë takimit me banorët e “bllokut 45”, Rama e vuri theksin te rëndësia e taksave që paguhen për bashkinë nga qytetarët.

“Kjo rrugw wshtw rezultat i kontributeve tuaja, i kontributeve tw çdo familjeje qw paguan taksat, i kontributeve tw çdo sipwrmarrjeje qw paguan taksat. Me taksat bwhen tw gjitha punwt”, wshtw shprehur Rama.

Projekti për rikonstruksionin e “blloku 45” përfshinte hapjen e rrugëve të reja që shërbejnë për lidhjen e gjithë sistemit rrugor të zonës.

Gjerësia e rrugëve është 7 metra, me trotuarë nga të dy anët, të shtruar me asfalt dhe gjerësi 2 metra.

Gjithashtu, është ndërhyrë në rrjetin e ujësjellësit dhe në sistemin e ndriçimit.

Rama tha se është e domosdoshme që qytetarët të vazhdojnë të derdhin detyrimet ndaj pushtetit lokal, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të sjellë investime të reja në rrugë apo shërbime të tjera që u ofrohen banorëve të Tiranës.

Top Channel