Korrupsioni, Marku: Lehtësira në proçedura

27/09/2010 21:55

Deputeti i PD-së, Mark Marku ka deklaruar se një nga mënyrat për luftimin e korrupsionit është krijimi i lehtësirave proçeduriale.

Ai theksoi në emisionin “Shqip” në Top Channel se gjithashtu janë të rëndësishme edhe masat që merren per ndëshkimin e korrupsionit.

“Nëse nxihet se çdo gjë është e korruptuar, ateherë favorizohet korrupsioni. Nuk jemi i vetmi vend në botë që kemi korrupsion. Ka dy mënyra për zhdukjen e korrupsionit: Ofrimi i shërbimeve dhe lehtësimi i proçedurave si dhe masat që merren për ndëshkimin e korrupsionit. Ka shumë akuza, por asnjë luftë konkrete për ta luftuar korrupsionin”, është shprehur Marku.

Top Channel