Greqi, edhe shqiptarët kandidatë

27/09/2010 10:20

Më 7 nëntor të këtij viti në Greqi zhvillohen zgjedhjet për pushtetin lokal.Kësaj radhe, për herë të parë në historinë e vendit të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur e kanë edhe emigrantët shqiptarë.

Lek Frroku eshte nje emigrant nga Shen Kolli i Lezhes qe kandidon per anetar te keshillit bashkiak ne bashkine e Kordhelio dhe Evosmou ne Selanik. 39-vjecari, baba i dy femijeve beson se tashme ka ardhur koha qe te degjohet zeri i emigranteve shqiptare ne organet e pushtetit lokal.

“Eshtë gjë e mirë që emri dhe zëri i shqiptarëve të dëgjohet në këshillin bashkiak në Kordhelio, pas 20 vitesh që jetojnë këtu”, thotë Frroku kandidat per anetar keshilli bashkiak.

“Ne mbeshtesim kete koncept qe keta njerez qe per me shume se dhjete vjet jetojne ne Greqi, rrisin femijet e tyre ketu dhe kane leje qendrimi,kane te drejte te pakten te votojne per te zgjedhur ata qe do t’i drejtojne ne zgjedhjet e pushtetit lokal”, thotë Apostolos Kafaridhis  kandidat per kryetar bashkie

Edhe Theodhori Miho eshte nje emigrant nga Saranda qe ka vene kandidaturen e tij per anetar te keshillit bashkiak ne bashkine Pavlo Melas. Prej vitesh eshte kryetari i shoqates se shqiptareve te Selanikut “Progresi” dhe gezon respektin jo vetem te bashkatdhetareve te tij ,por edhe te grekeve te zones ku ai banon.

“U bëj thirrje të shqiptrëve në Greqi që t’i bashkohen të kësaj maratone, pasi të zgjedhurit do të ndihmojnë për t’i dhënë zgjidhje problemeve dhe shqetësimeve”, thotë Miho.

“Jam shume i gezuar qe do kem anetar te keshillit bashkiak te bashkise Pavlo Melas, Theodhor Mihon,i cili besoj se eshte “ambasadori” i bashkise sone ne Shqiperi ne nivelet e pushtetit lokal.Kjo per arsyen se eshte teper e rendesishme  qe popujt te komunikojne .Aq me teper qe jemi edhe bashki simotra me ate te Sarandes dhe kemi lidhjet me te mira me banoret e zones ,me emigrantet qe jetojne ketu.Kjo besoj se eshte nje ceshtje shume e madhe qe con ne nje nivel edhe me larte miqesine e popujve te Ballkanit”, thotë Savas Serasidhis kryebashkiaku i  Stavroupolis.

Ndersa ne qarkun e Selanikut perkrah emrave me te fuqishem, ne listen e kandidateve per keshilltar qarku ,te prefektit te sotem Panajotis Psomiadhis, eshte edhe zonja Ana Kapia Samara. Mesuese filologe me studime pasunivesitare,prej vitesh nenpunese ne qendren e kultures se prefektures se Selanikut si dhe bashkepunetore shkencore ne sistemet arsimore per vendet ballkanike eshte nje personalitet mjaft i njohur ne kete qytet dhe sfidon te behet nje shembull perfaqesimi per bashkatdhetaret ne nje nga institucionet me te larta administrative te vendit.

Ajo cka ben pershtypje ne keto zgjedhje eshte fakti se megjitheserreth 190.000 emigrante kishin  te drejten per te marre pjese ne votime ,vetem 12.760 jane ata qe jane regjistruar.Prej tyre me shume se gjysma jane shqiptare, ndersa 2660 jane homogjene nga Shqiperia dhe Rusia.

“Ka nje tendence frike nga disa parti te shoqerise greke.Ndersa ne I konsiderpojme emigrante njesoj si njerezit tane , ata i kane frike te huajte,i mbajne ne distance.Disa kryebashkiake bene ceshte e mundur qe te pengonin regjistrimin e emigranteve ne listat zgjedhore”, tha Apostolos Kafaridhis  kandidat per kryetar bashkie.

Ligji qe u dha te drejten emigranteve te zgjidhen dhe te zgjedhin, u cilesua si nje ligj historik ne shoqerine teper konservatore dhe ksenofobe greke. Por disa muaj pas votimit te tij ishin vete emigrantet qe i kthyhen kurrizin partive politike  duke  zgjedhur rrugen e abstenimit nga keto zgjedhje.

Shkaku kryesor i ketij veprimi cilesohet se eshte mosbesimi i madh qe emigrantet kane per politiken e shtetit grek ne ceshtjet e emigracionit dhe  privimi i te drejtave themelore per vite me radhe. Abstenimi eshte ne thelb vota e pare qe ata i japin ketij sistemi qe i ka mbajtur peng per nje kohe teper te gjate.

Top Channel