Gazetari kërkon dorëheqjen e gjyqtares

27/09/2010 14:25

Ilir Yzeiri, gazetari i emisionit investigativ “Hapur” ka kërkuar dorëheqjen e Fida Osmanit nga procesi ku ai është pale e paditur.

Shkak per kete kerkese te gazetarit eshte fakti se gjyqtarja ka lexuar muaj me pare nje peticion  kunder “Top Channel” per te perkrahur gjyqtarin Agim Bendo, cka tregon sipas zotit Yzeiri se gjyqtarja Osmani paragjykon gazetarine investigative.

Gazetari i emisionit investigativ u padit kohe me pare nga fondacioni “Zonja e Keshillit te Mire” , duke i kerkuar atij shumen e 100 milione lekeve per shkaktim demi moral.

Pas shtyrjes se procesit, ne dalje te gjykates i pyetur nga Top Channel gazetari tha se ka trajtuar ne emisionin “Hapur” ceshtjen e mosmbajtjes, sipas tij, te amanetit te Nene Terezes duke ndertuar ne vend te nje spitali nje universitet privat. Ne gjykate gazetari Yzeiri shoqerohej nga kreu i Unionit te gazetareve Aleksander Cipa dhe analisti Andrea Stefani.

Top Channel