Dorëheqja e Sejdiut, Shehi: Gjest për t’u lavdëruar

27/09/2010 21:30

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi e ka cilësuar si një “gjest për t’u lavdëruar nga pikëpamja e etikës politike” dorëheqjen e presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ai ka theksuar në emisionin “Shqip” në Top Channel se megjithatë largimi i Sejdiut do të krijojë një boshllëk institucional.

“Një xhest politik i paprecedentë në politikën shqiptare. E përshëndes nga kjo pikëpamje. Sejdiu ka përfaqësuar për Kosovën një etapë emancipuese dhe mund të krijojë një boshllëk. Do të gjykoja që këtu në Shqipëri dhe aq më tepër këtu ta presim të gjykojmë se kush janë reaksionet që vijnë nga vetë Kosova. Por ky është një xhest për t’u lavdëruar nga pikëpamja e etikës politike”, është shprehur Shehi.

Top Channel