Të fikëtit, shtohen rastet në urgjencë

26/09/2010 08:30

Nëse keni humbur vetëdijen për një kohë të shkurtër dhe keni përjetuar një “errësirë totale”, mund të keni probleme shëndetësore, për të cilat nevojitet diagnostikim dhe trajtim i specializuar.

Këto probleme janë shenjë, simptomë se diçka me zemrën tuaj nuk po shkon siç duhet. Duke u nisur nga rastet në shtim të personave që humbin vetëdijen, si dhe për shkak të nevojës së përmirësimit të ekspertizës në këtë fushë, edhe në vendin tonë, mjekët më të njohur të Shërbimit të Kardiologjisë, në spitalin “Nënë Tereza” kanë referuar punimet e tyre lidhur me këtë problematikë. Dje, Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë drejtuar nga Mimoza Lezha, zhvilloi një konferencë, ku të pranishëm ishin të ftuar dhe mjekë të huaj, anëtarë e drejtues të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë.

Aktualisht në Shqipëri, në qendrat spitalore, mungon “seti” i pajisjeve për diagnostikimin e sinkopit. Sipas mjekëve nevojiten disa pajisje për diagnostikim e testim si Tilt-test up apo ILR. Udhërrëfyesi i Shoqatës Europiane të Kardiologjisë e përkufizon sinkopin si humbje të përkohshme të vetëdijes për shkak të hipoperfuzionit cerebral global tranzitor, që karakterizohet nga fillimi i shpejtë, kohëzgjatja e shkurtër dhe rikuperimi i plotë spontan.

Një ndërprerje e fluksit të gjakut cerebral nga 6 deri në 8 sekonda është e mjaftueshme për të shkaktuar humbjen e plotë të vetëdijes. “Sinkopi kardiak zakonisht shkaktohet nga aritmitë që reduktojnë debitin kardiak dhe fluksin e gjakut cerebral. Shkaqe të tjera kardiake janë sëmundjet strukturore, si infarkti akut i miokardit ishemia, kardiomiopatia. Shkaku është një anomali qarkulluese ku sinkopi është një ndër simptomat e tjera, si marrje mendsh, lodhje, turbullime të pamjes”, referoi Albana Doko.

“Aritmitë janë shkaqet më të shpeshta kardiake të sinkopës, sepse ato shkaktojnë çrregullim hemodinamik që mund të shkaktojë rënie të debitit kardiak dhe fluksit të gjakut cerebral”, u shpreh në referimin e tij, profesori i asociuar, Idriz Balla.
“Trajtimi i sinkopit aortostatike konsiston në hidrikë të mirë e dietë me kripëra, trajnim sipas protokolleve të caktuara, mjekim e çorape llastiku”, theksoi në punimin e saj dr. Vilma Paparisto.

Sipas mjekes Hortensia Vuçini, trajtimi fillon me edukimin e pacientit dhe familjes së tij lindur me natyrën e çrregullimit që ai paraqet si këshillimin për shmangien e faktorëve predispozues. Gjithashtu duhet inkurajuar përdorimi i trajtimeve

Top Channel