LSI, Meta voton në Tiranë: Jemi forcë e pastër

26/09/2010 10:35

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka votuar sot në njësinë nr.7 për strukturat dreujtuese të kësaj partie në Tiranë.

Gjatë deklaratës para gazetarëve, Meta nuk ka pranuar të komentojë akuzat e vazhdueshme të ish ministrit të METE-s, Dritan Prifti. Meta kërkoi të tregojë se LSI nuk është në kaos dhe vazhdon aktivitetin politik si më parë.

“LSI është më e bashkuar dhe më e pastër se kurrë. Ne jemi partia që duhet ndjekur si model për demokracinë e brendshme”, theksoi Meta. Ai shtoi gjithashtu se kandidatët e LSI-së janë dinjitozë për këtë garë.

Top Channel