Konispol, hidhet në erë automjeti

26/09/2010 09:55

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Konispolin mëngjesin e sotëm ku një makinë është hedhur në erë, pa shkaktuar dëme njerëzore.

Ngjarja ndodhi mengjesin e sotëm, kur makina tip BMW në pronësi të shtetasit Dritan Zoto, ka shpërthyer.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas hetimeve ka dalë në përfundimin se në pjesën e poshtme të automjetit ishte vendosur një sasi lënde plasëse. Për momentin nuk dihen autorët dhe shkaqet e ngjarjes.

Top Channel