Tatimet: Nga 90 gjoba, vetëm 8 për pajisjet

25/09/2010 08:45

Protesta e tregtarëve të Tiranës për çmimin e kasave dhe për gjobat e tatimeve duket se qëndron pjesërisht.

Të paktën kështu deklaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kur shikon evidencat mbi gjobat e vendosura.

“Duke parë gjobat e vendosura ndaj tregtarëve, në dokumentacion regjistrohen 90 të tilla, ku vetëm 8 ishin për kasat fiskale.

Gjobat e tjera lidhen me mosdeklarim punonjësi për efekt kontributesh, deklarim të rremë tatimor, shmangie detyrimi etj.”, sqarojnë për gazetën burime të administratës tatimore.

Megjithatë, tregtarët deklarojnë hapur se janë gjobitur në shuma tepër të larta, që shkojnë në 100 mijë lekë, vetëm se nuk kishin pasur kasa fiskale.

Top Channel