Strategji kundër fatkeqësive natyrore

25/09/2010 09:20

Parandalimi dhe marrja e masave mbi emergjencat civile dhe katastrofat natyrore, ishte tema e diskutimit të djeshëm mes 12 vendet pjesëmarrëse, në Nismën për Parandalimin dhe Përgatitjen ndaj Fatkeqësive të Europës Juglindore.

Takimi i 21-të rajonal i këtij forumi u zhvillua në qytetin bregdetar të Durrësit. Ai konsiderohet si një aktivitet mjaft i rëndësishëm, duke qenë se u diskutua gjatë mbi këto fenomene, madje u shkëmbyen edhe eksperienca mes pjesëmarrësve në drejtim të menaxhimit të fatkeqësive që godasin vendet në kohë të ndryshme.

Përfaqësues të Ministrive të Brendshme dhe Emergjencave Civile nga Shqipëria, Kroacia, Turqia, Sllovenia, Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Greqia, Maqedonia, Mali i zi, Rumania dhe Serbia sollën në këtë tryezë përvojat dhe ndërhyrjet e tyre në rastet kur mund të ketë përmbytje, tërmete dhe zjarre, fenomene që kanë goditur popullatën e zonave të caktuara.

Shqipëria ka qenë vendi pritës i këtij takimi pasi është kryetar i radhës i forumit në bazë të një rotacioni të përvitshëm mes vendeve anëtare.

Top Channel