Rama: Meta kryeministër? Vetëm ëndërr

25/09/2010 15:00

Edi Rama nuk ka vonuar të ndërhyjë në historinë mes Ilir Metës dhe Dritan Priftit, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin për takime dhe komunikime konspirative me Edi Ramën për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Berisha.

Ne nje takim me banore te Peshkopise, kreu i socialisteve ka zgjedhur ta kaloje me humor akuzen e Ilir Metes se nepermjet Dritan Priftit, Edi Rama ka tentuar nje puc parlamentar per rrezimin e qeverise se kryeministrit Berisha. Fjalite e zotit Rama per ambicjet politike te zevendeskryeministrit Meta, ishin te njejta me ato te Dritan Priftit, nje dite me pare.

“Endrra e Ilir Metes per t’u bere kryeminister eshte e njohur nga te gjithe edhe gatishmeria e tij, qe, per t’u bere kryeminister te beje gjithcka, dihet nga te gjithe. Por, ne kete enderr te papermbajtur, nuk i ve faj, qe te shohe Dritanin sikur shkon i ben nje propozim nga ana ime, edhe pastaj t’ua tregoje shqiptareve, jo sikur e ka pare ne enderr, por sikur ka ndodhur me te vertete. Keshtu qe, ne kete pike, mos i vini faj. Tha qe kete enderr e ka pare para tre ditesh, te shohim c’do te thote tre dite me mbrapa per ata qe tha sot”, tha Rama.

Kjo nderhyrje e zotit Rama per ceshtjen me te rendesishme politike te dites ishte vetem nje pjese e shkurter e takimit te tij ne Peshkopi, pasi pjesen kryesore te bashkebisedimit me dibranet e ka zene gjendja ekonomike e qytetareve dhe e biznesit. Ne kete pike, kreu i opozites trajtoi ceshtjen e kasave fiskale si nje domosdoshmeri  per ekonomine, por zoti Rama nuk pajtohet me ate qe e quan proces korruptiv ne dem te biznesit.

“Kasat fiskale jane nje domosdoshmeri. Jane 20 vjet qe ne nuk arrijme dot te vendosim kasat fiskale ne te gjithe territorin e vendit, ku zhvillohet veprimtari sipermarrese, sado e vogel. Por nga ana tjeter jane 20 vjet qe sipermarresit torturohen sa here shfaqet ky problem, sepse, ne vend qe ky problem te zgjidhet ne funksion te konsolidimit te sistemit fisksl, kasat jane objekt i korrupsionit”, u shpreh Rama.

Per opoziten eshte e papranueshme edhe gjendja e papunesise ne vend, pasi sic tha zoti Rama jane 40 mije te rinj te papune, per te cilet qeveria nuk ka asnje plan punesimi dhe qe rruga e vetme e mbijeteses eshte largimi nga vendi.

Top Channel