PS: Hetim për Kuliçajn

25/09/2010 19:50

Partia Socialiste i ka kërkuar ministrit Basha dhe drejtuesve të policisë të zbardhin të vërtetën lidhur me akuzat e Dritan Priftit ndaj zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të policisë, Agron Kuliçaj.

“Drejtuesit e policisë, në vend që t’u përgjigjen akuzave për kontrabandë nafte nxituan të sulmonin PS-në. Akuzat ndaj Kuliçaj nuk i bëri PS-ja, por një anëtar i mazhorancës dhe një ish ministër. Kur një deputet bën akuza duhet të veprojë policia e shtetit dhe jo të mbrojë të akuzuarit”, është shprehur deputeti i PS-së, Piro Lutaj.

“PS i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje”, është shprehur deputeti i PS-së, Piro Lutaj.

Top Channel