Ndryshimi i klimës dëmton zogjtë shtegtarë

25/09/2010 13:30

Zogjtë që emigrojnë në distanca të largëta janë më të prekshëm nga ndryshimet e klimës se ata që bëjnë udhëtime të shkurtra.

Shkencëtarët thonë se ardhja më e shpejtë e pranverës në Evropë u vështirëson shpendëve gjetjen e partnerëve dhe ushqimit.

Studiuesit paralajmërojnë se rritja e problemeve ekologjike mund të cojë në rënien e popullsisë së zogjve.

Studimi, i kryer nga disa shkencëtarë në Universitetin e Milanos, u bazua tek 117 zogj shtegtarë që lëvizin nga Afrika ose Evropa e jugut drejt veriut.

Top Channel