Veliaj lë G99, bashkohet me PS-në

24/09/2010 23:15

Ajo që ishte përfolur më parë tashmë u bë realitet. Erjon Veliaj zyrtarizoi divorcin me G99 për t’u bashkangjitur Partisë Socialiste.

Veliaj la drejtimin e G99, forcës politike të krijuar gati 2 vjet më parë.

“Është një dorëheqje sigurisht me keqardhje prej emocionit që mbart, por sigurisht me shumë entusiazëm për një projekt të ri që po ndodh. Ajo që po ndodh është se në të njëjtën llogore, ndoshta nga një hapësirë periferike e llogores po shkojmë në qendër, aty ku është edhe sulmi më i madh. Tëksa futemi në këtë stinë protestash, teksa angazhohemi për zgjedhjet lokale, besoj është më e ndershme të përputhim rolin tonë me axhendën, rolin dhe punën që bëjmë realisht. Unë besoj që handikapojë edhe puna e G99-ës nga fokusimi im në një punë më të madhe të opozitës dhe jo ekzkluzive të G99-ës”, tha Veliaj.

Top Channel