Rama, takim me homologët rajonalë

24/09/2010 10:45

Kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama zhvilloi një takim me homologët e tij të rajonit.

Rama është shprehur krenar për transformimin e Tiranës në 10 vitet e fundit.

Ndërkohë duke kujtuar përmbytjet në Ultësirën e Shkodrës në stinën e dimrit, Rama falenderoi bashkinë e Selanikut për ndihmën e dhënë.

“Shqipëria ka mjaft surpriza të bukura për të treguar”, tha Rama.

Top Channel