Qeveria, kontratë të re me “Stream Oil”

24/09/2010 08:40

Duket se kanadezët e “Stream Oil” kanë bindur qeverinë shqiptare me planin e tyre të zhvillimit në disa vendburime të pasura me naftë dhe gaz.

Konfirmimi vjen nga presidenti i kompanisë, Sotirios Kapotas, i cili në deklaratën e publikuar më 21 shtator shpreh kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

“Është një lajm shumë i mirë për shoqërinë tonë, sepse mbështet rrugën pozitive gjatë muajve të kaluar dhe i jep besim ekipit tonë që të vazhdojë për zbatimin e objektivave dhe strategjisë në përfitim të aksionerëve tanë”, tha Kapotas.

Marrëveshja e nënshkruar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), për llogari të Ministrisë së Energjetikës, konsiston në miratimin final dhe zyrtar të ekzekutimit të planeve të zhvillimit për zonat naftëmbajtëse të Ballsh-Hekalit, Cakran-Mollajt dhe Gorisht-Koculit.

Top Channel