Prifti ia kalon “topin” Metës: U takua me Ramën

24/09/2010 19:30

Pas akuzave të Ilir Metës, Dritan Prifti, me fjali habitore, pergenjeshtroi kryetarin e tij Ilir Meta, duke e cilësuar “qesharake” akuzën se po bënte puc parlamentar ndaj kryeministrit Berisha.

Në pjesën e parë të deklaratës nuk thuhet qartë nëse Prifti e ka takuar apo jo Ramën tre ditë më parë, por vetëm përgenjeshtrohet akuza qe ai ishte bere korrier i Edi Rames. Historia, ku perfshihet emri i Ilir Metes dhe i Edi Rames nuk mbaron me kaq. Ne deklaraten e Dritan Priftit, Ilir Meta cilesohet si, “klloun qe kerkon te behet kryeminister” dhe ketu leshohet akzua e forte e Dritan Priftit ndaj kryetarit te tij.

Sipas Dritan Priftit, Ilir Meta po komunikon prej dy muajsh me Edi Ramen duke i ofruar atij 4 votat e LSI-se per te rrezuar kryeministrin Berisha ne parlament dhe ne shperblim te kesaj Ilir Meta te behet kryeminister.

Akuzat qe dy drejtuesit e larte te LSI-se jane te njejta, por po kaq te njejta jane edhe perbetimet qe ata bejne per te vazhduar te jene pjese e koalicionit me Sali Berishen kryeminister. Ne pjesen e fundit te deklarates edhe Dritan Prifti, i cili e cileson veten voten e 71-te te koalicionit qeveritar, aq sa duhet per te krijuar nje qeveri, thote se ka qene ai qe ka penguar planin e Ilir Metes per te bazhkuar votat me Edi Ramen kunder Sali Berishes.

Ne deklaraten e tij, Dritan Prifti thote se per keto tratativa e ka vene ne dijeni prej kohesh, kryeministrin Berisha. Tani, ne kete lume akuzash te paprecedenta, ajo qe pritet eshte nje nderhyrje e kryeministrit Berisha, te pakten per te dhene shpjegime, ashtu sic beri kohe me pare, pas krijimit te koalicionit me Ilir Meten, kur deklaroi se kishte patur oferta nga Edi Rama per te bere nje qeveri te perbashket.

Top Channel