Masakra e Tivarit, filloi punën komisioni parlamentar

24/09/2010 19:40

Sot filloi punë komisioni hetimor parlamentar për masakrën e Tivarit ku mbetën të vrarë mijëra kosovarë të cilët ishin rekrutuar për të luftuar kundër gjermanëve në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Sot Komisioni miratoi programin e hetimit, i cili parashikon shqyrtimin e burimeve arkivore dhe çdo dokumentacion tjetër që do të ndihmonte në zbardhjen e ngjarjes.

Komisioni do të asistohet nga dy ekspertë.

Përfundimet e një komisioni hetimor parlamentar nuk janë të detyrueshme për Prokurorinë.

Ngritja e këtij komisioni për masakrën e Tivarit është një nismë e vetë kryeministrit Berisha.

Top Channel